-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama fton të rinjtë: Studioni teknologji, kërkesa dhe pagat janë të larta

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë të ndjekin studime në fushën e teknologjisë, duke theksuar se kërkesa për profesionistë dhe ofertat e pagave janë shumë të larta.

Ai shtoi se kompanitë tani lidhin marrëveshje me punonjësit e ardhshëm që në bankën e shkollës, duke përmendur se është krijuar një ekosistem i ri për punësim dhe zhvillim në këtë sektor.

Edi Rama: Jemi në një kohë ku po krijohet një ekosistem i tërë për të mundësuar studimin e teknologjisë dhe punësimin e mirëpaguar falë njohjes së teknologjisë.

Sot ka një përmbysje të dinamikës midis shtetit dhe sipërmarrjes, apo strukturave të arsimit dhe sipërmarrjes.

Nëse deri dje ishte një përpjekje e vazhdueshme dhe jo shumë e suksesshme për ti bindur sipërmarrësit të investojnë në burimet njerëzore sot kompanitë janë gjithnjë e më të interesuara për tu lidhur më këto institucione dhe për të filluar të bëjnë marrëveshje për punë me punonjësin e tyre të ardhshëm që në bankën e shkollës.

Kërkesa e sipërmarrjes shqiptare për punonjës me dije në fushën e teknologjisë është vërtetë e lartë dhe ofertat e pagave janë vërtet të larta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit