Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një postimi në rrjete sociale u bën thirrje emigrantëve shqiptarë që të aplikojnë për tu regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë.
KQZ u bën thirrje aplikuesve që të mos bëjnë gabime, të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER, si dhe u garanton që të dhëlnat e tyre personale do të mbrohen sipas legjislacionit në fuqi.
“KQZ Shqiperi u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë. Falë punës pa orar të ekipit të ndihmës, aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime si këto të ilustruara më poshtë. KQZ mbron të dhënat personale të shtetasve sipas legjislacionit në fuqi dhe fton shtetasit të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER”, shkruan KQZ.