Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, është takuar për herë të parë me zyrtarë të lartë të qeverisë siriane të re pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad. Takimi u zhvillua në Damask dhe zgjati tre orë, ku morën pjesë udhëheqësi i ri sirian, Ahmad al-Sara, dhe ministri i Jashtëm, Assad al-Shibani.
Rusia ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në stabilizimin e Sirisë dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Po ashtu, u diskutua mbi nevojën për reforma gjyqësore dhe drejtësi për viktimat e luftës.
Pas përmbysjes së Assadit më 8 dhjetor 2024, Rusia është e shqetësuar për të ardhmen e këtyre bazave dhe ka shprehur shpresën se interesat e saj nuk do të preken. Bogdanov tha se do të nevojiten negociata të mëtejshme për të siguruar që statusi i bazave të mbetet i pandryshuar.