Këngëtarja Madona ka reaguar në platfrmën X në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump. Madona shprehet kundër administratës së Trump duke kritikuar kufizimiet e të drejtave të komunitetit LGBTQ+. Këngëtarja u bën thirje atyre që “të mos heqin dorë nga lufta”.
“Është kaq e trishtueshme të shohësh Qeverinë tonë të re duke shkatërruar ngadalë të gjitha liritë që kemi luftuar dhe fituar gjatë viteve. Mos hiqni dorë nga lufta!”, ka shkruar ajo.
Madona ka një numër të lartë ndejkësish nga komuniteti LGBTQ+ dhe është nderuar me çmimin “Advocate for Change Award” nga ngjarja e ndarjes së çmimeve “GLAAD Media Awards” në vitin 2019 për angazhimin e saj aktiv.
“Një numër i madh transgjinorësh tashmë shërbejnë me nder në ushtri dhe e bëjnë atë më të sigurt dhe më të fortë. Deklaratat e pasakta dhe retorika e administratës Trump janë të papërshtatshme dhe diskriminuese, duke e bërë vendin tonë më të pasigurt”, ka thënë këngëtarja.