-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati ndaj Irakli Davellës, dy të dyshuarit: Nuk kemi gisht, do flasim kur të njihemi me provat

Kryesoret

Ditën e sotme kanë dal para gjykatës në Greqi dy shqiptarët Jenis Tulja 44 vjec dhe Mirjan Guveli, 45 vjec. Ata akuzohen për vrasjen e 47-vjeçarit Irakli Davellës me datë 15 dhjetor në Thrakomakedones të Athinës. Gjithashtu nga ky atentat mbeti i plagosur dhe 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Në gjykatë dy shqiptarët kanë mohuar përfshirjen e tyre dhe kanë refuzuar të jepnin deklarime para trupit gjykues duke u shprehur se kërkonin të njiheshin fillimisht me provat, vecanërisht ato audio-vizive, të cilën sic përmendën avokatët mbrojtës, ende nuk e kanë marrë.

Në deklaratën e tyre me shkrim, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Manolis Anastasakis dhe Spyridon Dionysiotis, shprehen: “Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na u vu në dispozicion materiali shkresor i gjithë hetimeve paraprake dhe konkretisht i gjithë materialin audio-vizual që është edhe mjeti dominues i provës. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse marrim vesh këto detaje.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit