Gjykata e Apelit të Romës nuk ka pranuar kërkesat e 42 emigrantëve nga 43 që janë në Gjadër për të kërkuar azil në Itali.
Të 42 duhet të qëndrojnë në Gjadër dhe kanë 7 ditë kohë për të bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit të Romës.
Nga 49 emigrantë të mbërritur në Shqipëri me anijen Cassiopea 4 u kthyen po atë natë në Itali, emigranti i pestë u kthye ditën e djeshme.
Nga 6 emigrantët e kthyer në Itali, 4 janë minorenë e 2 me probleme shëndetësore.