Policia spanjolle ka arrestuar tre persona në Valencia dhe Castellon, ku dy janë shqiptarë, njëri spnjoll. Ata dyshohen si autorë të krimit të trafikut të drogës.
Gjatë përgjimit, agjentët vëzhguan se njëri nga burrat vëzhgonte, tjetri hyri në shtëpi dhe më vonë u largua me një çantë rafia qe e vendosi në makinën e personit të tretë. Ata u larguan nga kryeqyteti Turia duke marrë A7 në drejtim të veriut.
Agjentët i ndaluan dhe gjatë kontrollit në makinë gjetën ë bagazh çantën rafia, e cila përmbante 7 kilogramë kokainë të pastërtisë së lartë, ndaj drejtuesi i mjetit u arrestua në atë moment si autor i dyshuar i një krimi kundër shëndetit. Gjithashtu u sekuestrua një celular, 325 euro cash dhe valutë shqiptare.
Ndërsa në Valencia u kontrollua shtëpia e dy shqiptarëve dhe u sekuestruan sasi të ndryshme kokaine mbi 29.000 euro, katër celularë si dhe dokumente të shumta që i lidhin ata të arrestuarit tani me operacione të tjera policore të drejtuara kundër njerëzve të së njëjtës kombësi, në vende të ndryshme në Spanjë.