-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Imzot Joani: Kemi humbur një Kryebari të rrallë

Kryesoret

Sot përcillet për në banesën e fundit Kryepeshkopi Janullatos. Mbikëqyrësi i Fronit, Imzot Joani vlerësoi veprën e kryepeshkopit të ndjerë në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Imzot Joani u shpreh se Kryepeshkopi Anastas është kthyer në një pikë referimi.

“Vepra e Kryepiskopit Anastas në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri është madhështore dhe unike. Nën kujdesin dhe përpjekjet e tij u ndërtua dhe restaurua infrastruktura kishtare, u hapën kopshte, shkolla dhe institute profesionale, si dhe u mbështet arsimi publik.

Qëllimi i tij ka qenë të ndërtojë një Kishë ku Perëndia të adhurohet “në frymë dhe në të vërtetën” (Jn 4:23). Për Kryepiskopin Anastas, veprat ndërtimore nuk ishin një qëllim në vetvete, por një mjet për të realizuar misionin shpëtimtar të Kishës.

Ndërtesat janë ngritur për njerëzit dhe në shërbim të tyre, duke qenë mjete që i shërbejnë adhurimit dhe jetës shpirtërore të besimtarëve.

Është e vërtetë që kemi humbur një Kryebari të rrallë, por kemi fituar një ndërmjetës të fuqishëm pranë Perëndisë, që do të lutet pa reshtur për ne” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit