Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Rama deklaroi se Janulaltos punoi 33 vite për ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë.
“Askush dhe asnjëherë nuk e vendos në dyshim autenticitetin e angazhimit baritor të Kryepeshkopit për grigjën që e gjeti të plagosur dhe e bashkoi me durim të madh. Nuk kam për qëllim që të bëj nekrologjinë apo eulegjinë.
Mitsotakis na nderon sot me praninë e tij për të nderuar figurën epokale të Kryepeshkopit. Sot më takon të kujtoj diçka që ai vetë e dëshmoi në 33 vite por edhe sot me trupin që la këtu në tokën e Shqipërisë, i cili me kërkesën e tij do të varroset në këtë katedrale të Ringjalljes së Krishtit.
Kësisoj në këtë ditë të mbylljes së ciklit. Anastasi erdhi 33 vite më parë si një prift nga Greqia dhe pas 33 vitesh ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë. Është vështirë të gjendet në kujtesën tonë historike që jetë identifikuar me aq krenari dhe përkushtim me emrin e Shqipërisë sa Kryepeshkopi Anastas. Ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këtë që thash, por durim, dhe le ata le të kundrojnë në reflektim të paqtë” tha ai.