-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytje, Vengu: Ushtria do qëndrojë në Durrës deri në normalizim

Kryesoret

Minitri i Mbrojtjes Piro Vengu së bashku me kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako dhe prefektin e qarkut Emiljan Jani kanë inspektuar situatën pas përmbytjes nga reshjet e shiut.

Ministri Vengu u shpreh se mjetet e Forcave të Aramatosura do të qëndrojnë në zonat e përmbytura të Durrësit deri në kthimin e normalitetit.

“Ajo që duhet theksuar është se hidrovori ka fuksionuar me kapacitet të plotë, vazhdon edhe tashmë të funksionojë me kapacitet të plotë. Prurja në disa kanale ka krijuar disa zona tampon që po pastrohen. Duhet të qëndrojnë mjetet si ato të ndërmarrjeve publike edhe ato të Forcave të Armatosura”, tha Vengu.

Ndërsa kryetarja e bashkisë së Durrësit u shpreh se grupet e punës së vlerësimit të dëmeve kanë filluar punën dhe do të shikohen dëmet që janë shkkatuar nga përmbytjet. Ajo theksoi se bashkia do të miratojë kompensimet për qytetarët e Durrësit.

“Situata sot në qendër të qytetit dhe kryqëzimet kryesore paraqitet e qetë. Problematike është zona e ish-kënetës apo Durrësit të Ri, ku ne kemi bërë një bilanc sepse ekipet kanë qenë në terren dje gjatë gjithë kohës dhe grupet e punës së vlerësimit të dëmeve kanë filluar menjëherë punën. Falë ndërhyrjes që është bërë me argjinaturën e Erzenit që ka qenë një problematikë e vazhdueshme, me këtë investim kjo zonë nuk ka pasur probleme të mëdha. Zona e Shkozetit paraqitet me problematika apo zona e plazhit, ajo që është më afër shinave dhe pjesës së kanalit, ku dhe atje kemi grupet. Ne do të bëjmë vlerësimin e dëmeve dhe më tej do të bëjmë menjëherë miratimin për t’i shpërblyer për demët brenda banesave”, u shpreh kryebashkiakja Sako.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit