-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK reagon pas ngrirjes së fondeve nga Trump: Jemi institucion i pavarur

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka reaguar lidhur me ngrirjen e fondeve nga administrata amerikane pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump, i cili ka pezulluar ndihmën financiare për vendet e huaja.

SPAK ka theksuar se mbështetet plotësisht në buxhetin e shtetit dhe se ndihma nga SHBA konsiston kryesisht në trajnime, pajisje teknike dhe vizita studimore.

Gjithashtu, SPAK ka nënvizuar se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ka qenë e rëndësishme për fuqizimin e punës së saj.

Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.

SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.

Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve” thuhet në reagimin e SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit