Presidenti Donald Trump ka reaguar për aksidentin ajror të ndodhur në SHBA, ku një avion pasagjerësh dhe një helikopter ushtrie u përplasën, duke shkaktuar 18 viktima.
Trump ngre pyetje mbi menaxhimin e situatës, duke thënë se përplasjeja mund të ishte shmangur dhe duke kërkuar përgjigje për veprimet e helikopterit dhe kontrollin ajror. Ai e cilësoi ngjarjen një “aksident të tmerrshëm” dhe po e mbikëqyr situatën.
“Helikopteri po shkonte drejt avionit për një periudhë të gjatë kohe. Pse helikopteri nuk u ngjit apo nuk u kthye, pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë avionin? Kjo është një situatë e keqe që duhet të ishte parandaluar. JO MIRE!!!”, shkroi Trump në rrjetet sociale.