20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e 11 majit, Proda porosi policëve: Mos u shoqëroni me përfaqësues në politikë

Kryesoret

Ilir Proda i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, mori pjesë në analizën vjetore të punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Proda gjatë analizës ka vlerësuar punën e bërë nga policia e Beratit, ku statistikat e vitit 2024 janë shumë më të mira krahasura me vitet e tjera.

Ai theksoi se gjatë vitit 2024 në qarkun e Bertait nuk ka evidentuar asnjë vrasje, incident në shkolla apo me turistët. Proda gjithashtu ka vlerësuar punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ku krahasuar me vitet e kaluara, viti 2024 ka shënuar një ulje drastike.

Një porosi e dhënë nga Proda ishte roli i Policisë në procesin zgjedhor. Ai ka kërkuar që vlerësimin e fituar në proceset e mëparshme zgjedhore ta ruajmë. Përgjatë procesit zgjedhor, punonjësit e Policisë të zbatojnë ligjin, të mos qëndrojnë në ambiente ku mund të ketë grumbullime politike dhe të mos shoqërohen me persona që janë të përfaqësuar në politikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit