Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës, kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.
Për verifikimin e pretendimeve të ish-magjistrates, gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën dhe sjell komplikacione për ish-gjyqtaren e vënë nën akuzë për korrupsion.