Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Policia e Shtetit meriton mbështetje pa rezervë në misionin e saj. Tha se besimi tek ky institucion është rritur. U ndal tek sulmet ndaj policisë duke thënë se duhen ndarë faktet nga baltosja. Shigjetoi opozitën dhe një pjesë të mediave.
“Unë erdha sot këtu edhe sepse tema e zgjedhur për ta ndarë me publikun është e dobishme në përpjekjen për të ndarë faktet nga fabrikimet, për të ndarë realitetin konkret të punës me realitetin mediatik të baltosjes së punës së tyre nga falanga urrejtje politike dhe mediatike për qeverinë por që padrejtësisht lëshohen edhe kundër policisë së shtetit sa herë gjendet edhe sebepi më i vogël” tha ai.
Viti nisi me atentate, vrasje dhe eksploziv/ Ministri Hoxha: Jemi në rrugën e duhur