-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia jep detaje për vdekjen e 54-vjeçarit në Kamenicë, dyshohet për…

Kryesoret

olicia e Korçës ka dhënë detaje për vdekjen e 54-vjeçarit Valter Lame, i cili u gjet i pajetë në rezervuarin e fshatit Kamenicë.

Hetimet paraprake nuk kanë treguar shenja dhune dhe dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën nga mbytja. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me njoftimin e dhënë më datën 28.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit V. L., 54 vjeç, banues në Kamenicë, i cili edhe pas kërkimeve nga familjarët dhe Policia nuk u gjet ju informojmë se:

Ditën e sotme Polumbarët e Reneas, kanë kryer kërkime në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit V.L, nga rezervuari i fshatit Kamenicë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në rezervuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit