Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta të organizuara në qytete të ndryshme të Gjermanisë më 30 janar, duke shprehur kundërshtimin ndaj një propozimi që parashikon kufizime të reja për emigrantët.
Propozimi, i mbështetur nga CDU/CSU dhe AFD, kaloi në Bundestag, duke shkaktuar një reagim të fortë nga aktivistët dhe organizatat për të drejtat e emigrantëve.
Protestuesit kërkojnë mbrojtjen e të drejtës për azil dhe dënojnë bashkëpunimin e CDU-së me AFD-në, një parti e ekstremit të djathtë.
Demonstratat vazhduan dhe janë planifikuar edhe protesta të tjera në ditët në vijim.