Një urdhër i presidentit Donald Trump për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara prek 1,875 shqiptarë, pjesë e 1.4 milionë emigrantëve që pritet të dëbohen.
Sipas dokumenteve të Drejtorisë së Emigracionit dhe Doganave, publikuar nga Fox News, shqiptarët janë aktualisht në dosjet e personave që nuk janë në paraburgim, por kanë urdhra përfundimtarë të largimit.
Ky urdhër është pjesë e fushatës anti-emigracion të Trump, i cili ka paralajmëruar rritjen e dëbimeve dhe ka planifikuar ndërtimin e një qendre paraburgimi për emigrantët në Gjirin e Guantanamos.