Shiko, mos i ngatërrojmë gjërat: A duheshin harxhuar apo jo, që miliona dollarë për të çuar si ndihma perzevativë në rripin e Gazës, e dinë vetë ata që i çonin. Nuk na duhet gjë ne!
Por, kur shoh disa injorantë te ne që bëjnë ironi me këtë punën e perzervativëve, sikurse ca të tjerë, në kufijtë e idiotëve që thonë se dollarët për perzervativë dakord, por ndihma për ne është serioze nuk është punë seksi, pra nuk është as punë perzervativash as punë organesh që mbulohen me perzervativa, zë kokën me duar.
A e dinë ata se ato përzervativët në një popullsi me fe që ua ndalon, për një popullsi që ka lindje shumë të larta për çdo femër, për një popullsi që jeton në një rrip toke, perzervativi jo vetëm është një tronditje e tmerrshme kulturore, por edhe teknikë për të kontrolluar lindjet.
Këta tipat trapa te ne thonë: e ne jemi shoqëri e lartë, nuk jemi perzervativa! Mundet që pa ato perzervativë popullsia atje në 20 vjet të ishte dyfishi apo trefishi i asaj që është.
E dini çfarë do të thotë bum demografik? Cfarë impakti ka ai mbi stabilitetin e një vendi a krahine, çfarë impakti ka mbi gjeopolitikën.
Imagjinoni sikurn e të na dërgonin si ndihma pilula që çdo shqiptar’ që bën seks ta përfundojë atë me një shtatzani të femrës, lëre sikur të mbeteshin shtatzanë dhe meshkujt!
A do të ishte problem pastaj për ne emigrimi? Të gjitha tabelat që tregojnë degradimin tonë shoqëror për shkak të politikave të bukura që janë ndjekur në këta 35 vjet, dhe që vendosur në vitrina thonë : “Kërkojmë shitëse” (për dyqanet ku lahen paratë) do të hiqeshin. Do kishe pa fund shitësa dhe shitëse, për të gjithë!