Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Veria të Greqisë.
Balla u shpreh se duhet të ushtrojnë të drejtën e relizuar të çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur udhëheqjen e vendit duke votuar nga aty ku banon.
“Franca e ka. Ama s’ka asnjë shembull në Europë ku mund të votosh me dokumentet e një shteti tjetër. Pyesni këtu. Kështu merr përgjigje edhe një propozim që ka të bëjë më shumë me një alibi, sesa me një realitet të prekshëm.”, tha Balla.
Ai u shpreh se partia Socialiste në qeverisje është e e vetmja vetmja që i ka hapur të gjitha çështjet për diskutim, me të gjitha qeveritë greke.
“Partia Socialiste në qeverisje është e vetmja që i ka hapur të gjitha çështjet për diskutim, me të gjitha qeveritë greke. Jemi duke negociuar marrëveshjen për njohjen e dyfishtë të pensioneve. Mbështetja e Greqisë për në BE është shumë e rëndësishme dhe s’ka dyshim që do jetë mbështetëse e madhe”, tha Balla.