Ditën e sotme u arrestua një 55-vjeçar me iniciale P.P., i cili gjatë kontrollit në banesë në Gërmenjë, Divjakë u gjetën tritol, kapsolla, fishekë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 kallëpe tritoli, 2 fitila zjarrpërcjellës, 6 kapsolle detonatore, 2 krehëra automatike dhe 60 fishekë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.