-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjigja e Ramës për Arben Ahmetajn

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama sot ka folur në mënyrë indirekte për Arben Ahmetajn, ish-zv/ e qeverisë që tashmë është në kërkim dhe nga arratia të hënën lëshoi mjaft akuza të rënda ndaj tij. Pa e përmendur drejtpërdrejt, Rama tha se sot po vendoset drejtësi nga reforma që bëri PS.

“Duke sharë, shpifur, abuzuar, sajuar, fabrikuar, pështyrë, bërtitur, uluritur, ata do t’ju thonë se unë dhe ne, jemi çdo gjë, që në fakt janë ata vetë. Por ju do t’i thoni vetes dhe të tjerëve, kush e bëri më të mirë mund ta bëjë edhe më të mirë akoma, ndërsa kush e la keq, mund ta bëjë simos më keq.

Ata mund t’ju thonë se jemi një çetë hajdutësh, sepse ky dhe ai që deri dje ishin me ne, madje edhe një karrige më tutje nga unë, janë sot në duart e drejtësisë apo janë në kërkim nga drejtësia, por ju do t’i thoni vetes dhe të tjerëve se po të mos ishim ne socialistët që përdorëm pushtetin tonë për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, sot nuk do të kishte asnjë njeri të pushtetit të sotëm dhe të djeshëm para drejtësisë siç nuk pati që prej vitit 1912, kur ne bëmë Reformën në Drejtësi.

Reformën në Drejtësi ne e bëmë siç e thamë jo për të luftuar kundërshtarët, por për t’u dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit