Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në Truth Social tha se me urdhër të tij shumë terroristë të ISIS janë vrarë nëpër shpellat e Somalisë nga ushtria amerikane.
Trump thotë se urdhëroi sulmin ndaj tyre sepse kishin kërcënuar Shtete e Bashkuara dhe aleatët e saj.
“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj Planifikuesit të Lartë të Sulmit të ISIS dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe drejtoi në Somali.
Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë.
Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar në asnjë mënyrë civilët”, deklaron Trump.