I akuzuar nga autoritetet italiane për vrasje, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi 30-vjeçari Dhimitraq Xhoku, banues në Levan. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
30-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë në datë 04.06.2023 kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.