-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Metën e rrëmbyen për të na trembur, por na forcoi më shumë

Kryesoret

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në Konventën e PL u shpreh se Ilir Metën e rrëmbyen për të na trembur. Xhixho nënvizon që ky rrëmbyim e ka bërë Partinë e Lirisë më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë më parë. Ajo theksoi se Partia e Lirisë pas zgjedhjeve të 11 majit do të jetë Liria e Shqipërisë.

“Forca e Partisë së Lirisë ka qenë gjithmonë te rinia, ndaj ata do të jenë si gjithnjë në krye në këtë betejë të radhës me një qeveri të korruptuar dhe që është gati të bëjë gjithçka për një mandat të ri. Ky regjim ka frikë nga të vërtetat e mëdha që Ilir Meta ka thënë para shqiptarëve për këtë qeveri të lidhur fort me krimin e organizuar dhe me korrupsionin. Ilir Meta nuk është sot fizikisht këtu sepse drejtësia po përdoret si armë kundër opozitës.

Ne kemi vendosur t’i qëndrojmë përballë këtij regjimi, sepse kemi ditur gjithmonë ta kthejmë në forcë çdo goditje dhe përpjekje për të na përçarë.

Prej disa vitesh, Shqipëria po përballet me një dramë të madhe: shpopullimin.
Alarmin për këtë fenomen që po gërryen heshturazi vendin prej disa vitesh e ka ngritur i pari presidenti Ilir Meta. Shoqëria po humb vitalitetin, vendi po humb fuqinë punëtore dhe skema e pensioneve është në rrezik.

Nga viti 2011 deri në 2022, nga Shqipëria janë larguar mesatarisht rreth 512 mijë persona, 70 për qind e të cilëve të rinj. Universitetet publike humbasin gati 3 000 studentë në vit. Brenda vitit 2030 në universitetet publike do të kemi pak më shumë se gjysmën e studentëve që kemi sot.”, tha Xhixho.

Ajo listoi 5 priorietet e Partisë së Lirisë, e cila ka si synim rimëkëmbjen e arsimit. Xhxho u shpreh se arsimi është rruga që e dërgon përpara çdo shoqëri.

“Në javët që vijnë, fokusi ynë kryesor duhet të jetë tek komunikimi me qytetarët, njohja me programin tonë dhe strategjitë për ta rivënë qeverisjen në shërbim të qytetarëve. Ne duhet të shkojmë derë më derë e shtëpi më shtëpi, me qëllim që qytetarët e gjithë Shqipërisë të ndjejnë që jemi me ta dhe se interesi ynë nuk është interesi personal i secilit prej nesh dhe as interesi i Partisë së Lirisë, por të kuptojnë se në themel të të gjithë angazhimit tonë është interesi i Shqipërisë. Për lirinë e Shqipërisë lufta nuk ka çmim. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër, veçse të luftojmë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër, veçse të fitojmë!”, u shpreh Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit