Policia në Lushnjë ka arrestuar një 34-vjeçar, Klaus Muça, për transportimin e lëndëve narkotike për llogari të një grupi kriminal, pas një operacioni të koduar “Transportuesi”.
Gjykata e Milanos kishte vendosur masën “arrest me burg” për Muçën, i cili akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve, sipas Kodit Penal të Italisë.
Arrestimi i Muçës erdhi pas një hetimi intensiv nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, që rezultoi në lokalizimin e tij.
Ai kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike dhe tashmë po punohet për ekstradimin e tij në Itali, me bashkëpunimin e Interpol Tirana dhe Interpol Roma.