-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO shpall fajtor grupin kriminal të narkotikëve, anëtarët dënohen me burg

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë tre anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të akuzuar për trafikim narkotikësh. GJKKO ka vendosur që Aleks Nanaj (alias Adil Nano) të dënohet me 16 vite burg për trafikim narkotikësh dhe drejtim të grupit kriminal. Pashk Syla u dënua me 7 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Në rastin e Emiljant Lamkollari, çështja është pushuar, pasi ai ka ndërruar jetë gjatë hetimeve. Gjykata vendosi gjithashtu të heqë masën e sigurisë “arrest në burg” për Lamkollari dhe të shpallë shuarjen e saj. Anëtarët e tjerë të grupit do të vuajnë dënimin në burgje me siguri të lartë dhe të zakonshme, sipas karakteristikave të veprave penale për të cilat janë dënuar.

Vendimi i Gjykatës mund të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit