-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luiz Ejlli reagon ndaj videolajmit të sherrit në club: Nuk jam unë!

Kryesoret

Një video që tregon një sherr në një club nate dhe ku pretendohet se është këngëtari Luiz Ejlli është bërë virale, por ai ka reaguar ashpër duke hedhur poshtë këto akuzat. Në video, një person sulmohet me grushte dhe karrige, por artisti ka mohuar të jetë ai.

Luiz Ejlli ka shpërndarë një deklaratë ku thekson se lajmi është fals dhe ka shprehur shqetësimin për reagimin e mediave dhe përhapjen e lajmeve të tilla. Ai gjithashtu ka kritikuar ata që përhapin lajme të rreme pa etikë, duke shtuar se nuk do të lejojë që këto gjëra të dëmtojnë familjen e tij.

Deklarata e Luiz Ejllit

“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një club a lokal. E lashë një herë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që kanë qejf të hedhin baltë mbi mua dhe familjen time. Në të vërtetë ishin shumë. Janë shtuar. Nuk e di nëse i kam bërë ndonjë nder unë këtyre për ta bërë këtë punë. Gjithsesi më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha: “U ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm? Por, kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti. Po çfarë janë këto lajme të pastë nëna”. Tani unë e kam marrë vesh që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk dini se çfarë është familja. Fshiheni pas asaj tastierës, shtypni çfarë t’iu dalë përpara. Unë kam një mijë punë me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo pas tastierës, por me u fsheh në fund të botës, unë e marr vesh kush je. Pastaj do thoni, o Luiz, o baba kthehu se bëmë shaka”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit