Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme nga plehrat. Rama tha se janë angazhuar kompani private për menaxhim të mbeturinave pasi kompania “Pastrimi”, sipas tij nuk ka kapacitet ta kryejë menaxhimin e tyre e vetme.
“Kemi angazhuar kompani private për menaxhim sepse “Pastrimi” s’ka pas kapacitet ta bëjë menaxhimin e mbeturinave. Prej që ka ardhur, (Bekim v.j.) Brestovci gjendja është përmirësuar.
Por, dikujt si duket i ka penguar, LVV-ja dhe PDK-ja me rregullore e kanë ndaluar. Gjendja kësisoj po përkeqësohet, gjendjen emergjente që e kemi shpallë do ta vazhdojmë edhe tash”, ka thënë ai.
Javë më parë pati grevë nga ana e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”, gjë që ka shkaktuar mbushjen e lagjeve të ndryshme të Prishtinës me mbeturina.