Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj kanëmarrë pjeës në përurimin e konvikteve të reja në qytet studenti.
Rama shprehet se këto konvikte janë të kategorisë A dhe janë me dhoma ku do të qëndrojnë dy veta dhe do të kenë dushin e tyre.
“Gjërat nuk arrihen sa hap e mbyll sytë kërkojnë kohën e tyre dhe mundësi. Ne e bëmë me shpejtësi një rehabilitim të një numër godinash për aq sa ishte nevoja për të akomoduar ato studentë që ishin në atë vit. Ky konvikt ktu është një konvikt i cili në çdo vendet te BE do të qëndronte në kategorinë A. Se kudo ka A, B dhe C, ka A konvikte edhe në Paris e Londër ka konvitke ku janë katër veta në një dhomë, ky konvikt ka 2 veta. Dhe çdo dhomë ka dushin vet. Falë rritjes së ekeonomisë dhe të ardhurave të bëjmë gjërat që të jenë për një kohë të gjatë. Po në këë qytet po ngrihet kolegji i Europës, që është struktura e tretë. Me kolegjin e Europës këtu do të rritet prestigji i qytet studenti.
Nuk janë vetëm konviktet pjesë e planit por janë një sërë godinash të tjera ku synimi është të bëkjmë një bibliotekë qoftë me libra e akse digjital, pastaj është menza e përbashkët, pastaj godina tjetër ku do tlë krijojë mundësi për të pasur aktivitet dhe pishina e parë olimpike e parë në Shqipëri e mbyllur. Janë projekte që janë financime të dedikuara për tu realizuar.”, tha kryeministri.








