Në një intervistë në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Dashamir Shehi shprehu mendimin e tij mbi sfidat e votimit të diasporës dhe theksoi se ky është një moment historik për Shqipërinë, por me shumë pengesa dhe vështirësi.
“Marrin letrat dhe nuk votojnë, sikur të votojnë 100 mijë veta do të ishte sukses i madhpër mua. Është një moment që të thuash si moment historie, do të ketë pengesa dhe ngatërresa sepse është hera e parë që bëhet. Imagjino, ne kemi 35 vjet që bëjmë zgjedhje në Shqipëri dhe brenda kësaj ka sjellë probleme, imagjino për herë të parë në emigracion që është për herë të parë.
Në vend që të ishte zgjerim i demokracisë, do të jetë zgjatim i votimit shqiptar, që do të thotë diaspora në këtë mes nuk luan rol. Unë them që diaspora duhet të votojë nga shtëpia e vet, pa u influencuar nga këto sherre partiake.”