-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehi në ‘5 Pyetjet’: Votimi për ata me dokumente të skaduara është i domosdoshëm

Kryesoret

Dashamir Shehi, i ftuar në programin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ka folur për procesin e votimit të emigrantëve dhe për çështje të lidhura me dokumentacionin dhe kushtet për të votuar.

“PD kërkon të quhen të vlefshme dokumenti deri ditën e zgjedhjeve, por që të mos kenë asnjë dokument shqiptar, unë nuk jam dakord. Pra jam dakord për ata që u ka skaduar dokumenti, që të lejohen të votojnë. Tjetra është çështja e pagesës, është goxha kosto por ia vlen, unë them që të bëhet nga shteti pagesa. Them se do merren vesh për kaq, janë marrë vesh për gjëra të mëdha, jo më për këtë. Ka dhe defekte, por po ecën si proces. Nëse s’bien dakord do të thotë se kanë dyshime,” tha Shehi.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësime edhe për ndikimin e propagandës politike në diasporë dhe si mund të ndikojnë të tilla praktika në procesin zgjedhor.

“S’më duket pozitiv si proces, se po krijojnë propagandë, po çojnë problemet e Shqipërisë te emigrantët. Vlera e diasporës është të votojë si trupë elektorale, nuk ndodhet nën presionin e administratës, biznesit, patronazhistëve dhe pushtetit. Këta janë miq me njëri-tjetrin, pijnë edhe kafe, zgjidhin problemet e njëri-tjetrit. Por pas datës 11 bëhen dy kafe, se kthehen në armiq. Të ndalohet propaganda politike jashtë Shqipërisë. Kujtoj precedentin e Erdogan në Gjermani vite më parë, kur Merkel s’e lejoi të bënte miting në Berlin. Ata që kanë dashur të votonin kanë ardhur herë pas here, kjo bëhet për ata që nuk vijnë dot, për votën me postë,” u shpreh Shehi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit