Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy ruse dhe ukrainase pasi shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion.
35-vjeçarja nga Ukraina dhe 31-vjeçarja nga Rusia përdorinin një apartament në lagjen “24 Maji” pr të ushtruan këtë aktivitet të paligjshëm. Gjithashtu janë proceduar penalishtë edhe dy vajza ukrainase pasi e ushtronin prostitucionin.
Ndërkohë po vijon puna për kapjen e dy vajzave ruse dhe ukrainase dhe dokumnetimin e plotë të këtij rastin. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.