-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmetet në Santorini, mbyllen shkollat, banorët kalojnë natën jashtë

Kryesoret

Ishulli i Santorinit është prekur prej dy ditësh nga aktivitet i lartë sizimik. Shumë banorë dhe turistë janë larguar nga ishulli për shkak të panikut dhe aeroportet janë të tejmbushura, ku biletat janë 200 euro.

Për shkak të frikës nga lëkundjet e forta të tërmetit banorët kanë zgjedhur që ta kalojnë natën jashtë, ose në makinat e tyre.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë vendosur pranë spitalit, ku një forcë e EMAK-ut është vendosur për ndërhyrje të menjëhershme në rast emergjence.

Ndërsa të tjerë u mblodhën në stadiumin Messaria dhe në ambiente të hapura, për t’u ndjerë më të sigurt.

Gjithashtu shkollat janë mbyllur dhe autoritetet lokale kanë njoftuar masat që duhet të merren nga qytetarët, si dhe pikat që janë të sigurta për t’u grumbulluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit