Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se administrata e tij po zhvillon bisedime me Ukrainën dhe Rusinë, vende të përfshira në një luftë që do të shënojë tre vjet në fund të muajit dhe se ato po shkojnë mirë.
“Ne po zhvillojmë takime dhe bisedime me aktorë të ndryshëm, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën. Dhe unë mendoj se ato bisedime po shkojnë mjaft mirë”, tha republikani pasi zbriti nga avioni presidencial në Uashington, ku u kthye nga Mar-a-Lago, Florida.
Trump tha se bisedimet për Lindjen e Mesme me Izraelin dhe vendet e tjera gjithashtu po ecin përpara.