Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, reagoi ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të ndërprerë ndihmën për Afrikën e Jugut, duke mohuar akuzat për konfiskimin e tokës.
Ramaphosa theksoi se qeveria e Afrikës së Jugut është e angazhuar për sundimin e ligjit dhe se nuk ka konfiskuar tokë. Ai shtoi se shpreson të angazhohet me administratën Trump mbi politikën e reformës së tokës.
“Afrika e Jugut është një demokraci kushtetuese që është e rrënjosur thellë në sundimin e ligjit, drejtësinë dhe barazinë. Qeveria e Afrikës së Jugut nuk ka konfiskuar asnjë tokë”, shkroi Ramaphosa në ‘X’
Kërcënimi i Trump vjen pas shqetësimeve për trajtimin e fermerëve të bardhë dhe reformat e tokës në vend.
Trump kërcënon Afrikën e Jugut me ndalim fondesh për shkak të konfiskimit të tokave