Në Perugia, karabinierët kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar pasi ai u kap me 10 doza kokainë dhe 7 gramë të tjera në makinën e tij. Lëvizjet e dyshimta të shqiptarit në zonën e San Markos ngritën dyshimet e karabinierëve, të cilët, pas kontrollit të automjetit dhe personit, gjetën drogën.
Shqiptari nuk arriti të justifikonte qëllimin e lëvizjeve të tij dhe tregoi shenja nervozizmi.
Pas arrestimit, Gjykata e Perugia vendosi masën e detyrimit për paraqitje dhe pas përfundimit të procesit i shqiptoi atij dëbimin nga Italia.