Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Tiranë. jë 68-vjrçar me iniciale Q.Z., kishte hipur në tarracën e një objekti 4-katësh në rrugën “Niko Avrami” në Tiarnë.
Ai kërcënonte që do të hidhej por falë ndërhyrjes së policisë ai u bind që të zbriste nga aty. Më pas ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe dyshohet se ishet nën efektin e alkoolit.
Dyshohet se motivi i këtij veprimi lidhet me një konflikt familjar për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga autoritetet dhe referuar në prokurori.