Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur me thikë për ta detyruar të tërhiqte kërkesën për urdhër mbrojtjeje.
Në momentin e arrestimit, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës që ai përdorte.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore, në njësinë administrative Novoselë.