Princesha e Wales Kate Middleton me rastin e ditës botërore kundër kancerit ka dërguar një mesazh mbështetje për të gjithë personat që po kalojnë këtë sëmundje.
Me anë të një postimi ajo publiko dy foto pasi njoftoi për sëmundjen që kishte kaluar.
“Mos harroni të kujdeseni për gjithçka që qëndron përtej sëmundjes”, shkruante ajo në mesazhin e saj krahas fotos.
Në foto ajo duket e buzëqeshur ndërsa qëndron në një trung të madh peme në pyllin Windsor. Fotoja mësohet se është realizuar nga djali i saj i vogël, Princ Louis.
Natyra, si një burim gëzimi dhe paqeje, duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Kate Middleton gjatë vitit të kaluar dhe kjo pasqyrohet në të dyja fotot, shkruan People.