-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: BE nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA

Kryesoret

Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan Trump, por e nuk përjashton mundësinë për t’u kundërpërgjigjur me tarifa doganore.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në takimin joformal të BE-së në Bruksel se Bashkimi Evropian mund t’u “përgjigjet politikave doganore me politika doganore” duke shtuar se “ne duhet dhe do ta bëjmë këtë.”

Megjithatë BE-ja ka si qëllim të parë të merret vesh me presidentin Trump, sepse sipas Olaf Scholz-it, në fund të fundit, si SHBA edhe Evropa, do të përfitonin nga shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve.

“Nëse politika doganore tani e bën këtë të vështirë, do të ishte keq për SHBA-në, keq për Evropën.” – tha kancelari Scholz.

Tone luftarake nga Franca dhe Luksemburgu

As Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk i përjashtoi kundërmasat: nëse BE-ja “do të sulmohet në çështjet tregtare, Evropa do të duhet të fitojë respekt si një fuqi e sigurt në vetvete dhe të reagojë”, tha ai.

Jashtëzakonisht luftarak u shpreh kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden. “Ne nuk jemi më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse dikush dëshiron luftë tregtare, do të përballet me një luftë të tillë”, tha 61-vjeçari. Por në të njëjtën kohë ai theksoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet transatlantike të jenë të mira. “Konfliktet tregtare janë gjithmonë të këqija,” tha luksemburgasi.

Kallas bën thirrje për maturi

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump: “Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. “Në luftërat tregtare nuk ka fitues” – tha Kallas.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se BE-ja duhet “të bëjë gjithçka për të shmangur këto barriera tarifore krejtësisht të panevojshme dhe të marra, ose luftëra tregtare”.

Presidenti i SHBA-s, Donald Trump shpalli të shtunën (01.02.) një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze. Trumpi i kërcënoi sërish evropianët me masa të ngjashme. I pyetur në një konferencë shtypi për tarifat tregtare për vendet e Bashkimit Evropian, Trumpi tha: “Kjo do të ndodhë patjetër”. Nuk kemi ende një plan kohor, por do të ndodhë “shumë shpejt”.

Gjermania do të goditej rëndë

Pavarësisht nga kjo retorikë e ashpër ende mbetet e paqartë nëse SHBA-ja do të vendosë vërtet tarifa doganore ndëshkuese kundër BE-së. Nëse kjo do të ndodhë, tarifat doganore mund ta dëmtojnë rëndë Gjermaninë, sidomos industrinë e automobilave.

Si pasojë e vendosjes së tarifave doganore ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës çmimet e aksioneve të BMW-së dhe të Mercedes-it ranë me gati katër për qind, ndërsa aksionet e Volkswagen-it ranë madje më shumë se pesë për qind. Shoqata gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) u shpreh se këto tarifa do të ishin “një goditje e fortë dhe hap prapa për tregtinë botërore të bazuar në rregulla”. /DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit