Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka reaguar pas kërcënimeve të Donald Trump për tarifa të larta tregtare ndaj Bashkimit Evropian, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të zgjedhë mes marrëdhënieve me SHBA-në dhe BE-në.
Komentet e tij vijnë pasi Trump njoftoi masa të ngjashme ndaj BE-së, pas vendosjes së tarifave 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës.
Starmer theksoi se të dyja marrëdhëniet janë të rëndësishme dhe qëndrimi i Britanisë do të mbetet i pandryshuar në vitet në vijim.
“Tani kjo për mua nuk është e re, mendoj se kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë kështu edhe për shumë vite në vazhdim”, shtoi ai.