Ish kryetari i lëvizjes Rinore për Integrim Klevi Pojana me anë të një postimi ka njoftuar se do të marrë deytrën si administrator i njësisë administrative nr.8 në bashkinë Tiranë.
Pojana falenderon Erion Veliajn për besimin, si dhe shprehet se dëshiron që qytetarët të shprehin shqetësimin e tyre.
Ndërkohë pak më herët u largua nga LRI edhe Endrit Braimllari.
“Sot nis një sfidë e re me detyrën si Administrator i Njësisë Administrative Nr.8 Bashkia Tiranë!
Me dëshirën për ti shërbyer me përgjegjësi çdo qytetari dhe për të qëndruar gjithmonë një derë e hapur ndaj çdo kujt që dëshiron të shprehi shqetësimet e tij, besoj se do ja dalim të jemi gjithmonë prezent për të gjetur zgjidhje e për të ofruar ndihmë!
Falenderoj Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për besimin!
Ky qytet që ka ndryshuar kaq shumë ✨ dita-ditës vrapon e është kthyer jo vetëm në kryeqytetin e shqiptarëve por në kryeqytetin e gjithë Ballkanit!
Pranë njerëzve dhe në lagjen ku u linda dhe u rrita, në lagjen simbol të Tir❤️nës tonë të dashur!
#Tir❤️na”, shkruan Klevi Pojana në Facebook.