-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Australi, konfirmohet viktima e dytë

Kryesoret

Nga përmbytjet në Australi është konfirmuar gruaja e dytë që ka humbur jetën. Sipas BBC, policia ka thënë se trupi i 82-vjeçares u gjet në një strehë me kallamishte në Queensland të martën.

Trupi i gruas së dytë u gjet në veri të Ingham pasi një fqinj ngriti alarmin. Ajo u pa për herë të fundit të hënën në mbrëmje në një shtëpi, tha policia e Queensland në një deklaratë.

Ndërsa dy ditë më parë një 63-vjeçare humbi jetën kur një gomone u përmbyt gjatë një përpjekjeje shpëtimi.

Rajoni është përmbytur që nga dita e shtunë, me pjesë të QUeensland-it verior duke parë gati 2m (6.5ft) shi.

Gjatë një interviste kryeministri i Queensland David Crisafulli paralajmëroi se ishte ende “një fatkeqësi që do të testojë vendosmërinë e njerëzve”.

Më shumë se 8,000 prona mbeten pa energji në të gjithë Queenslandin verior, sipas ofruesit të energjisë të shtetit, dhe shembja e pjesshme e një autostrade kritike vazhdon të pengojë përpjekjet për të ndihmuar disa nga zonat më të goditura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit