Richard Grenell zyrtarisht ka marrë detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Urdhri ekzekutiv u nënshkrua nga presidenti Donald Trump të hënën në mbrëmje. Trumpi lavdëroi Grenellin për rolin që pati në vendimin për shuarjen e zjarrit në Los Angeles. “Është njeri i mirë”, ka thënë Trump kur e nënshkroi vendimin.
Në administratën e shkuar të Trumpit, Grenelli ishte emisar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Nën ndërmjetësimin e tij, më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen e ashtuquajtur për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.
E një ditë më parë, Grenelli i quajti mashtrim deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se krahasuar me qeveritë paraprake, kjo aktualja e drejtuar prej tij, ka pasur marrëdhëniet më të mira me Washingtonin. Madje ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.