-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Shqipëria përballet me krizë ekonomike, PD paraqet propozime për zgjidhje

Kryesoret

Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me situatën ekonomike të vendit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë që prek shumicën e qytetarëve.

Në reagimin e tij, Teliti akuzon qeverinë për heshtje ndaj kësaj situate dhe propozon një sërë masash konkrete për adresimin e krizës ekonomike.

“SHQIPËRIA NË KRIZË: RRITJA EKONOMIKE VETËM PËR TË PASURIT, VARFËRIA THELLOHET.

Raporti i Bankës Botërore ka zbuluar përsëri të vërtetën e hidhur:
📉 1. Shqiptarët janë populli më i varfër.

💰 2. Pasuria përqëndrohet te një pakicë, ndërsa shumica e qytetarëve po zhyten varfëri dhe jetojnë në vështirësi të theksuar ekonomike.

✈️ 3. Emigrimi masiv dhe mungesa e vendeve të punës po rrënojnë të ardhmen e vendit!
Qeveria hesht pasi është arkitekte e kësaj katastrofe ekonomike e sociale, ndërsa PD ka një zgjidhje konkrete:

✅ 1. Vendosim minimumin jetik prej 200€ – askush nuk duhet të jetojë në mjerim!

✅ 2. Rimbursojmë TVSH-në për mallrat bazë – qytetarët meritojnë çmime më të përballueshme!

✅ 3. Rrisim pagat dhe pensionet – është koha që shqiptarët të jetojnë me dinjitet!

✅ 4. Fuqizojmë sipërmarrjen dhe hapim vende të reja pune – ndalim varfërinë në rrënjë!

⏳ Mjaft me pasurimin e një grushti njerëzish! Shqipëria ka nevojë për drejtësi ekonomike dhe politika që i shërbejnë shumicës, jo oligarkëve!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit