Aktiviteti sizmik vazhdon të trembë banorët e ishullit të Santorinit. Gjatë tre ditëve të fundit në ishull janë regjistruar 550 tërmete në detin midis Santorinit, Amorgos dhe Isos me 36 lëkundje vetëm gjatë natës.
Në 24 orët e fundit janë larguar mbi 500o persona, ku 2000 kanë mbërritur në Athinë. Organizata e Planifikimit dhe Mbrojtjes nga tërmetet e Greqisë ka paralajmëruar se aktiviteti intensiv sizmk mund të vazhdojë për javë të tëra.
Drejtuesi i institucionit deklaroi se një tërmet me magnitudë 5.2–5.3 mund të ndryshojë presionin sizmik, duke reduktuar rrezikun e një ngjarjeje shumë më të fortë. Ndërsa një tërmet mbi 6.0 mbetet i pamundur, ekspertët vazhdojnë të monitorojnë situatën nga afër.