Presidenti argjentinas Javier Milei ka vendosur të tërheqë vendin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke ndjekur shembullin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Në një deklaratë të dhënë nga zëdhënësi i presidencës argjentinase, vendimi është marrë për shkak të “ndryshimeve të thella në menaxhimin shëndetësor” dhe “ndikimit politik të disa shteteve të caktuara”.
Manuel Antoni, zëdhënës i qeverisë, theksoi se Presidenti Milei ka urdhëruar ministrin e Jashtëm, Gerardo Worthen, të nisë procedurat për tërheqjen e Argjentinës nga OBSH. Sipas Antoni, qytetarët argjentinas nuk do të lejojnë që një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin e vendit, veçanërisht kur është fjala për shëndetin e popullit të tyre.