Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Vranisht, Devoll, ku rreth orës 17:30, është gjetur i pajetë shtetasi F. T., 63 vjeç, në ballkonin në banesën e tij. Dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje, pasi trupi i tij u gjet i varur.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij incidenti tragjik. Po punohet për të verifikuar detajet dhe për të nxjerrë përfundimet përfundimtare.