Kremlini ka konfirmuar se ka kontakte mes zyrtarëve rusë dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se këto biseda janë intensifikuar kohët e fundit, megjithatë ai nuk ka ofruar detaje të tjera për temat që po diskutojnë dy palët. Nuk është bërë e qartë nëse këto diskutime përfshijnë edhe mundësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë.
“Ka kontakte mes disa agjencive dhe ato janë intensifikuar kohët e fundit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Nuk mund të ndaj më shumë detaje”, tha Peskov
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se administrata e tij ka filluar bisedime me autoritetet ruse për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë.
Trump ka theksuar se dëshiron të bëjë diçka domethënëse për të përfunduar konfliktin, por ka shmangur përgjigjen lidhur me një mundësi të mundshme për bisedime direkte me presidentin Putin.